Këshilli ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme konkludoi se deputetët në Kuvend duhet ta ndjekin vullnetine shprehur qartë të shumicës prej mbi 600 mijë qytetarëve, të ndërmarrin përgjegjësi dhe të përshpejtohen proceset për anëtarësim përfundimtar në NATO dhe BE. Nëse kjo nuk është e mundur, siç ceket në kumtesën e partisë, atëherë menjëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Këshilli ekzekutiv, siç ceket në kumtesë, i ka autorizuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe koordinuesin e grupit të deputetëve, Tomisllav Tuntev, t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm në drejtim të përgatitjes për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Anëtarët e Këshillit ekzekutiv vlerësuan se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë demokratike, t’u mundësohet deputetëve ta ndjekin zërin e qytetarëve dhe të sigurojnë anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.
“Askush nuk duhet të shpresojë për amnisti. Bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e qytetarëve dhe fokusi i të gjitha partive parlamentare duhet të jetë në këtë çështje. Gjithçka tjetër është lojë me të ardhmen dhe tentim për kthim të vendit në izolim”, potencohet në kumtesë.
Në mbledhje është konkluduar se referendumi të dielën ka kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Pas mbledhjes së Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, e cila zgjati dy orë, deklaratë të shkurtë dha vetëm kryeminsitri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev nuk saktësoi për çka është biseduar, duke cekur kumtesën partiake për mediumet.
I pyetur nëse gjatë ditës ka pasur ndonjëp komunikim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së për marrëveshje të mundshme për mirastim të amandamenteve kushtetuese në Kuvend, Zaev shkurtimisht tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për t’u gjetur zgjidhja.
“Është serioz procesi para shtetit. I dini qëndrimet tona. Do të përpiqemi me deputetët. Do të bëjmë çrejt çka mundemi. I dini qëndrimet tona, nuk do të tregoja hollësi”, deklaroi Zaev pas takimit të KE të
LSDM-së.