LSDM: Zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike, presim fitoren e Pendarovskit

Zgjedhjet e sotme ishin të suksesshme, korrekte, të lira dhe demokratike vlerësuan sonte nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Marketing

“Është arritur census. Kjo tregon se qytetarët janë qasur me përgjegjësi para vendimit për një të ardhme të përbashkët. Vota e secilit qytetar sot është kontribut i qartë drejt asaj të ardhme të përparuar. Qytetarët masivisht e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në mënyrë të qetë dhe dinjitoze dhe e zgjodhën presidentin e pestë të shtetit të shtetit. RMV zbatoi zgjedhje korrekte të pastra si kristali dhe demokratike që i ngjan një shteti modern dhe demokratik”, tha në konferencën për shtyp sekretari i LSDM-së Alekdansandar Kiracovski.

Ai u shprehu falënderim qytetarëve të cilët, siç tha, në sjelljen e tyre të përgjegjshme kanë kontribuuar të kemi ditë zgjedhore të qetë dhe demokratike, si dhe të institucioneve të cilat me kapacitete e tyre janë përgjigjur para sfidave që dita e zgjedhjeve të kalojë në një rend më të mirë.

“Stevo Pendarovski është në epërsi dhe presim fitore. Presim edhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor të japin mirënjohje për zbatimin e zgjedhje të qeta, demokratike dhe të lira. Dita zgjedhore deri në fund edhe pas shpalljes së rezultateve të përfundojë në një atmosferë të tillë demokratike si dita e zgjedhjeve. Askush të mos tentojë përmes lajmeve të rreme dhe trillimeve të kërkojë alibi për rezultatin e padëshiruar eventual të zgjedhjeve. Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje të lira korrekte dhe demokratike duhet të respektohet nga secili”, tha Kiracovski i cili është edhe shef i shtabit zgjedhor të kandidatit presidencial Stevo Pendarovski.

Në konferencën për shtyp të LSDM-së nuk morën pjesë funksionarë të LSDM-së, por sipas burimeve të partisë në seli ndodhen kryeministri dhe lider Zoran Zaev dhe kandidati për president Stevo Pendarovski.

Konferenca për shtyp krahas mediave vendore ishte ndjekur edhe nga disa media të huaja mes të cilava Frans-pres dhe Al Xhezira dhe agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.