LSM: 80 mijë punëtorë u ankuan për padrejtësi

Si pasojë e krizës së Covid-19, Sindikata ka pranuar 80 mijë ankesa për shkeljen e të drejtave të punëtorëve. Ankesat kanë të bëjnë me mospagesa të rrogave, largimin nga puna apo ndryshim kontratash.

Marketing

“Deri tek Sindikata e Maqedonisë kanë arritur 80 mijë ankesa mbi bazat e mospagimit të pagave, apo ulja e tyre, largimet nga puna dhe transformimi i marrëdhënies së punës nga koha e pacaktuar në kohë të caktuar janë vetëm një pjesë e ankesave të punëtorëve.”,- tha Darko Dimovski nga SSM.

Këtë vit inspektorët e Inspektoratit të Punës kanë kryer rreth 3,500 inspektime të rregullta, emergjente dhe inspektime, ndërsa punëdhënësve u janë shqiptuar gjoba, por edhe padi penale.

“Në 3738 raste është konstatuar që nuk janë respektuar të drejtat e njeriut apo të drejtat e punëtorëve. Por, një pjesë e madhe е punëdhënësve respektojnë masat që i ka sjellë Inspektorati Shtetëror dhe veprojnë diku iu përmbajtur udhëzimeve.”,- tha drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror, Jovana Trencevska.

Sindikata promovoi aplikacionin e ri celular “Të drejtat e mia të punës”, ku punëtorët mund të raportojnë parregullsitë në punë. Ndërsa Sindikata dhe Inspektorati Shtetëror i Punës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, që ankesat të cilat do të arrijnë nëpërmjet aplikacionit, menjëherë do të raportohen edhe te Inspektorati Shtetëror i Punës.

Marketing