LSM kundërshton vendimin e Supremes që shteti ta marrë në pronësi shtëpinë e punëtorëve

Krerët e Lidhjes së Sindikatave erdhën me një krah dokumente për t’i dorëzuar në Këshillin Gjyqësor, shkruan Alsat.

Marketing

Fillimisht para mediave kërkuan përgjegjësinë e tre gjykatësve suprem lidhur me marrjen e vendimit për konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve, përkatësisht godinën shumë katëshe të LSM-së në qendër të Shkupit.

Krye sindikalisti Sllobodan Trendafilov, para Këshillit Gjyqësor tha se LSM-ja kërkon që gjyqtarët Shpend Devaja, Naqe Georgiev dhe Isamedin Limani të shkarkohen nga pozitat me procedurë të zbatuar me ligj.

Sipas Trendafilov, gjykatësit në fjalë kanë shfrytëzuar pozitën e Gjykatës Supreme në hierarkinë gjyqësore, kundër vendimit të së cilës nuk ka mjet juridik efektiv në rendin juridik të brendshëm.

“Sot jemi këtu para Këshillit Gjyqësor për të paraqitur një kërkesë për të përcaktuar përgjegjësinë e tre gjykatësve. Me aktgjykimin për konfiskimin dhe konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve, Naqe, Shpendi dhe Isamedini, të cilët as që meritojnë të quhen gjykatës, me dashje dhe pa arsye kanë bërë një gabim të rëndë dhe joprofesional që ka pasoja të rënda, prandaj nuk janë të denjë për ushtrimin e mëtutjeshëm të pozitës së gjykatësve”, tha Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikalistët i dërguan mesazh avokatit të shtetit që të përmbahet nga ndonjë hap kundër punëtorëve dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sepse siç tha ai, ende ekzistojnë mekanizma juridikë në shtet, por edhe para organizatave ndërkombëtare.

“Në këtë mënyrë do të filloj lufta kundër gjyqësorit të korruptuar, gjykatat e vëna nën presionet politike dhe gjyqësorit nën presionin e oligarkëve. Besimi në gjyqësor është 3,2% sipas anketës së fundit, vlerësoj se duhet të kthehet fillimisht nga ky institucion dhe inkurajojmë Këshillin Gjyqësor ti shqyrtojnë të gjitha këto dokumente që për secilin gjykatës kemi edhe ka shumë të tjera dosje që dëshmojnë se punëtorët vetë e kanë ndërtuar shtëpinë e tyre dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë ta vjedhin nga punëtorët”, u shpreh Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Më 9 Nëntor 2023, Gjykata Supreme ka nxjerrë aktgjykim për rastin në fjalë (REV 1-77/22), në të cilin paditës është Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë Shkup, për përcaktimin e së drejtës së pronësisë, të pasurisë së paluajtshme, e cila është një ndërtesë administrative si objekt me interes të përgjithshëm për shtetin.

Marketing