LSM: Qeveria të mbrojë standardin e qytetarëve, tregtarët po pasurohen në kurriz të qytetarëve

Vlera e shportës sindikale minimale për një vit është rritur për 6.089 denarë, që nënkupton rritje për 10.63 për qind, thonë nga LSM-ja, duke potencuar se shporta e vitit të ri nuk dha efektin e duhur. Sipas tyre, për 12 muaj shpenzimet minimale për ushqim dhe pije janë rritur 10.43 për qind, me ç’rast inflacioni nuk është 3.5 për qind, siç e paraqesin të dhënat statistikore, por mbi 10 për qind. Edhe shpenzimet minimale për një familje 4-anëtarëshe në muajin janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me muajin dhjetor. Sipas LSM-së, Qeveria duhet në të ardhmen të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Marketing

“Ne qytetarët në Maqedoni, jo se jetojmë shumë mirë dhe kemi paga të mira, por blejmë dhe pagat janë fajtore për rritjen e inflacionit, por tregtarët janë lakmitarë dhe po pasurohen në kurriz të qytetarëve. Kemi dyshime se edhe premtimet që po i bëjnë se do t’i mbajnë, niveli i çmimeve të produkteve elementare është kurth, që të mos i ulin çmimet që në berzat botërore shënojnë ulje.”, – deklaroi Sllobodan Trendafillov nga LSM.

Çmimi i drithërave në berzat botërore është ulur për 13 për qind, ndërsa në vendin tonë çmimi i bukës është ulur për vetëm një denarë dhe nuk ka ulje të çmimit të miellit dhe prodhimeve tjera.

“Konsiderojmë se është mirë Qeveria siç filloi në muajin shtator të publikojë faturat për çmimet furnizuese të prodhimeve që importohen dhe të tregojnë se cili është çmimi real i tyre dhe me çfarë çmimi shiten.”, – theksoi Sllobodan Trendafillov nga LSM.

Nga LSM bëjnë thirrje që edhe pagat të rriten për më së paku 20 për qind dhe se nevojiten edhe masa tjera nga Qeveria për të përmirësuar standardin e qytetarëve.