Luajti 20 minuta kundër City, Armando Broja vlerësohet më lart se Haaland

Armando Broja luajti edhe në ndeshjen e radhës së Evertonit, kundër kampionëve të Manchester City në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.

Marketing

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70, por edhe pse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente të mira, ku me fizikun e tij la gjurmë.

Pas ndeshjes, “Daily Mail Sport” i dha notën 6 Armando Brojës, duke ia kaluar kështu edhe bomberit të City-t, Erlind Haaland, i cili u vlerësua me notën 5.

Marketing