Luajti lotari numrat që burri pa në ëndërr, fiton 60 milionë dollarë

Një grua në Kanada ka fituar në lotari plot 60 milionë dollarë, duke luajtur shifrat që i shoqi kishte parë në ëndërr 20 vite më parë, sikurse kanë bërë me dije zyrtarët e Llotarisë së Ontarios.

Marketing

Deng Pravatoudom, 57 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve emigroi nga Laosi në Kanada në vitin  1980, së bashku me 14 motrat dhe vëllezëërit e saj.

“Unë dhe im shoq kemi punuar si punëtorë të thjeshtë për 40 vite, duke u përpjekur të kursejmë aq sa mundemi për familjen tonë. Këto para sigurisht që do të na ndihmojnë ta kemi shumë më të lehtë jetën.” Pravatoudom, tha se në fillim ajo dhe bashkëshorti do të paguajnë faturat, do të ndihmojnë fëmijët e më pas do të blejë ndonjë diamant për vete.