Luan Abazi i jep fitoren Shkupit ndaj Brera Strumicës

Shkupi ka marrë fitore përballë Brera Strumicës falë sulmuesit shqiptar, Luan Abazi. Takimi i luajtur më Çair në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut i takoi Shkupit që triumfoi me rezultat 1-0 ndaj ekipit nga Strumica.

Marketing

Golin vendimtar dhe të vetmin në këtë takim e shënoi Luan Abazi, kur në minutën e 69-të u gjend mirë brenda zonës së kundërshtarëve dhe realizoi për 1-0. Deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshim në rezultat, me Shkupin që doli me tre pikë nga kjo përballje.

Kjo ishte ndeshja e vetme që u zhvillua sot, përderisa pesë takimet tjera të kësaj xhiroje në program janë ditën e nesërme.

https://www.facebook.com/fcshkupi1927/posts/809500691178059?ref=embed_post

Kampionët më fuqi, Struga Trim Lum do të luaj në udhëtim me Bregallnicën në Shtip. Voska Sport do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet, Shkëndija do të luajë në Kratovë me Sileksin, përderisa Gostivari do të përballet me Makedonija Gjorce Petrovin.

Pjesë e programit të së dielës është edhe takimi Tikveshi – Vardari që luhet në Kavadar. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.