Lubço Georgievski do ta padisë VMRO-në, mendon se në mënyrë joligjore ia kanë marrë titullin “Kryetar nderi”

Ish- kryetari i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski planifikon ta padisë partinë, për shkak se mendon se marrja e titullit “kryetar nderi” është joligjore.

Marketing

Lajmin e publikoi portali Pogled, ndërsa e konfirmoi partia e tij aktuale VMRO partia popullore.

Georgievski mendon se funksionin kryetar nderi ia ka dhënë trupi më i lartë partiak, Kongresi, dhe se Komiteti qendror nuk mund t’ia marrë.

Para dy ditësh VMRO-DPMNE-ja përmes ndryshimeve të statutit të partisë e shfuqizoi pozitën Kryetar nderi, ndërsa ky vendim do të vlejë edhe për Gruevskin.

Georgievski për momentin është kryetar i Partisë popullore VMRO, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit “Mundemi”, dhe fitoi një mandat.

Lubço Georgievski ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së nga 17 qershor 1990 deri më 13 maj të vitit 2003, kur e zëvendësoi Nikolla Gruevski.