Lufta e Izraelit kundër Hamasit, intesifikohen luftimet përreth Gazës

Izraeli vazhdoi të shtunën goditjen e objektivave të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, ndërsa ka zgjeruar ndërhyrjet ushtarake në luftimet dy-mujore. Shtetet e Bashkuara përdorën veton të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur aleatin e saj përballë një kërkesë për armëpushim. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar, por që u bllokua nga Uashingtoni. Britania abstenoi. Pas dështimit të armëpushimit javën e kaluar, Izraeli zgjeroi fushatën e tij ushtarake me trupa tokësore.

Marketing

Avionët luftarakë izraelitë goditën pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës ndërsa gdhihej e shtuna. Ushtria izraelite e kishte paralajmëruar popullsinë që të evakuohej drejt pjesëve jugore të Gazës para bombardimeve, ndërsa Izraeli ka zgjeruar aksionin ushtarak në jug dhe veri të rripit të Gazës.

Sulmet ndodhin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza. Britania abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, e kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi si dështim për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

“Ne nuk i mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm. Kjo do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme”.

Ushtria izraelite publikoi të shtunën (9 dhjetor) pamje që tregojnë dikë që qëllon ndaj trupave izraelite nga një shkollë e OKB-së në Beit Hanoun të Gazës, sipas Izraelit.

Të shtunën më shumë ndihma humanitare hynë në Gaza përmes vendkalimit Rafah.

Ndërkohë, familjet e personave të marrë peng nga Hamasi gjatë ceremonisë së ndezjes së qirinjve për festen hebraike Hannukah, ndezën 138 qirinj, aq sa numri i personave që ende mbahen peng nga Hamasi./voa