“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, akuzat janë bërë mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë”

Paraqitja e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Speciale ngjalli reagime në Kosovë.

Marketing

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë ritheksuar se aktakuza është politike dhe e bazuar në shpikjet e prokurorisë së Serbisë.

“Aktakuzë e cila është bërë mbi bazën e shpifjeve të Prokurorisë serbe për krime lufte, mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë të cilët do të duhej të ishin në bankën e akuzës për tu gjykuar për krime, masakra dhe gjenocid që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë’, tha Faton Klinaku për RTK’në.

Nesër para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të dalë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa pasnesër para kësaj gjykate do të dalë shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi.

Marketing