Lufta kundër bixhozit, Mexhiti: Realizuam një premtim që askush nuk e mendonte se do ta realizonim

Në një pres konferencë për media gjatë 100 ditëshit të parë, zëvendëskryeministri i parë Qeverisë, Izet Mexhiti është ndalur te lufta kundër bixhozit si një ndër pikat kryesore të cilën e kishin premtuar si premtim parazgjedhor.

Marketing

Sipas tij vitet e fundit, bixhozi u bë kancer i shoqërisë ku mijëra bashkëqytetarë tanë pësuan dëme, financiare, familjare, morale dhe ekonomike.

“Mijëra njerëz tanë u larguan dhe ikën jashtë shtetit. Qeveria e kaluar e solli bixhozin në çdo rrugë, çdo lagje, përpara çdo shkolle dhe para çdo këndi lojërash. Në fund, ata donin ta sillnin në telefonat dhe kompjuterët e fëmijëve tanë. Këtë e ndaluam. Ua hoqëm licencat e paligjshme tri kompanive për internet bixhoz. I hoqëm nga faqet e internetit që organizonin në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme bixhoz. Realizuam një premtim që askush nuk e mendonte se do ta realizonim”, ka thënë Mexhiti.