Lufta kundër varfërisë, prioritet i Qeverisë

Qeveria po punon në kontinuitet për të luftuar varfërinë dhe qëllimi kryesor është që ajo të mos përçohet nga gjenerata në gjeneratë, u tha në konferencën rajonale me rastin e ditës botërore kundër varfërisë.

Marketing

Reformat në sferën sociale kanë mundësuar standarde të reja në mbrojtjen sociale, 30 mijë amvisëri kanë të ardhura të garantuara dhe 22 mijë fëmijë marrin shtesa fëmijërore, u theksua me këtë rast.

Rezultatet e reformave që po implementohen priten në vitin 2021 të ulin varfërinë, për çka qeveria po angazhohet maksimalisht.

“Presim që varfërinë absolute ta ulim në 1 për qind, ndërsa varfërinë relative në 2 deri më 3%. Në vitin 2021 presim rezultatet e para statistikore të reformave që po i implementojmë bashkërisht me UNICEF-in dhe Bankën Botërore, ku një pjesë e statistikave do të jenë në pjesën e varfërisë së fëmijëve dhe pjesa tjetër për varfërinë në përgjithësi”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

“Qytetarët marrin ndihmë sociale më të lartë se 300 për qind. E rritëm pagën minimale dhe tani mbi 50 mijë punëtorë marrin paga më të larta. Po punojmë për rritje të pagesës minimale dhe dialogu përfundoi mbrëmë dhe nga nesër mund të presim rritje të pagës minimale. Siguruam 11 mijë të falimentuar dhe aplikuam edhe pensionin social shtetëror”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Është me rëndësi që politika të përkrahë jo vetëm të varfrit, por edhe popullatën që përballet me mbijetesë, theksuan ekspertët.

“Politikat duhet të jenë multisektoriale dhe të kenë target të caktuar, sepse resurset janë të limituara, prandaj është me rëndësi që politikat të sigurojnë numrin më të madh të beneficioneve për këtë popullatë”,- u shpreh drejtori i Bankës Botërore për RMV-në dhe Kosovën, Marko Montovanelli.

“Qeveria me të vërtetë ka treguar përkushtim për t’u përballur me varfërinë, e sidomos me varfërinë që tangon zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Duhet të fokusohemi edhe më tej në aksion që të bëjmë ndryshime për fëmijët”,- tha Patricia Di Xhovani nga UNICEF.

Të pyetur për pensionimin e qytetarëve në moshën 64 vjeç, Carovska informon se propozimi vjen nga një grup deputetësh dhe informacione më të sakta për këtë propozim ligj mund të merren në Kuvend.

Ndërkohë, kryeministri Zaev thekson se, kur për propozim ligjin do të japë mendim Qeveria, do të bëhen analiza se për sa persona bëhet fjalë.

Gjithsesi, sipas tij, Kushtetuta nuk kufizon të drejtat e punëtorit dhe punëdhënësit, nëse ata me marrëveshje duan ta prolongojnë pensionimin.

Por, këto zgjidhje ligjore do të mundësojnë edhe hapjen e vendeve të raje të punës për të rinjtë, pa marrë parasysh se a janë në kuadër të sektorit privat apo administratës publike.