Lufta me COVID-19/ Ky shtet propozon naftë në këmbim të vaksinave!

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka propozuar që vendi i tij të autorizohet që të paguajë furnizimet e vaksinave kundër Covid-19 me naftë, duke pasur parasysh se burimet e mëdha financiare jashtë vendit janë bllokuar nga sanksionet e njëanshme të SHBA-së.

Marketing

Ne – tha ai në një fjalim televiziv – jemi të gatshëm dhe të përgatitur për të kryer këtë shkëmbim. Ne gjithashtu kemi klientë të cilët janë të gatshëm të blejnë naftën tonë të papërpunuar dhe në këmbim të paguajnë koston e ilaçeve për të imunizuar popullsinë venezueliane.

“Por ne nuk do t’i lutemi askujt. Venezuela, këmbënguli ai, nuk do të gjunjëzohet para askujt në botë. Ne kemi dinjitetin dhe burimet për të zgjidhur problemet tona. Dhe një zgjidhje mund të jetë shkëmbim i naftës me vaksinat ” ,-tha Maduro, raporton Ansa.it.

Nëse kjo kërkesë merr dritën jeshile, ai shpjegoi, “ne mund të garantojmë vaksina 100% për popullatën tonë, dhe gjithashtu pagimin e 2,400,000 dozave të vaksinës që duhet të na sigurojë mekanizmi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Maduro pastaj përsëriti se Venezuela “ka cisterna nafte dhe klientë të gatshëm për të blerë naftë”. “Dhe ne do të kalojmë një pjesë të prodhimit për të financuar blerjen e vaksinave të nevojshme për të luftuar Covid-19”, tha ai.

Marketing