Lufta në Izrael, më shumë se 180,000 të zhvendosur në katër ditë në Khan Younis

Më shumë se 180,000 njerëz janë zhvendosur në katër ditë luftime rreth qytetit Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Shkak për këtë janë bërë sulmet e ashpra të ushtrisë izraelite, sipas së cilëve përgjatë këtyre 4 ditëve arritën të ekzekutojnë 100 terroristë.

Marketing

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu më 7 tetor pasi sulmi i paprecedentë i Hamasit në tokën izraelite vrau 1,197 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite. Nga 251 personat e rrëmbyer gjatë sulmit, 111 mbahen ende në Gaza, nga të cilët 39 janë të vdekur, sipas ushtrisë.

Si përgjigje, Izraeli nisi një sulm që ka vrarë tashmë të paktën 39,175 njerëz , sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk jep asnjë shifër për numrin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.