Teksa ka kaluar pak më shumë se një muaj nga koha kur forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, zonë pranë Kievit, për t’u rigrupuar për ofensiva të intensifikuara në lindje të Ukrainës, provat e pranisë së ushtrisë ruse kanë mbetur në rajon.
Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shfaqen rrënojat e tankeve të braktisur në qytetin e Bucha-s, vendin ku u regjistruan një seri mizorish kundër qytetarëve.
Trupat e të paktën 500 personave janë gjetur në Bucha që kur rusët u larguan. Ndërkohë Moska ka mohuar çdo përfshirje në këtë masakër.