Lufta në Ukrainë, ekspertët: Ndikim negativ në ekonominë e RMV-së

Kriza në Ukrainë ndikim do të ketë edhe në ekonominë e Maqedonisë e Veriut dhe në furnizimin me energjense.

Marketing

“Është e paevitueshëm ndikimi i bursave botërore dhe çmimi i r i gazit do të pasqyrohet në marrëveshjet e reja mujore që do t’i nënshkruajnë tregtarët me gaz.”,- u shpreh kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

Por përveç furnizimit me energjencë, kjo krizë do të lë pasoja edhe në sferat tjera të ekonomisë, vlerëson ekonomisti Abil Baush. Këtë e dëshmojnë edhe rritjet e menjëhershme të çmimit të grurit, arit dhe palladiumit.

“Ne e dimë që Ukraina është një vend që furnizon Evropën me drithë dhe mund të ketë edhe lëvizje të çmimit të bukës, në këtë rast të drithërave. Kështu që kjo do të lë pasoja edhe ashtu të shumta të asaj ekonomie që ne shpesh themi që është e brishtë për momentin.”,- tha eksperti ekonomik, Abil Baush.

Si pasojë e ndodhive në Ukrainë, monedha ruse rubla, u ul në një nivel të ulët rekord, kostoja e sigurimit të borxhit rus ndaj mospagimit u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2009 dhe tregjet e aksioneve ranë deri në 45%, që paraqet rënien më të madhe ndonjëherë. Banka e Rusisë tha se do të ndërhyjë në tregun valutor për herë të parë në vite dhe do të marrë masa për të zbutur paqëndrueshmërinë në tregjet financiare.

Marketing