Bashkimi Europian propozoi një paketë të 9 sanksionesh kundër Rusisë, që do të përfshijë rreth 200 individë dhe entitete dhe do të kufizojë qasjen e Moskës ndaj dronëve. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha në një deklaratë se 8 paketat e miratuara deri më tani e kishin dëmtuar rëndë Rusinë, por se Komisioni do të shtonte trysninë me masa të reja.
“Rusia vijon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Por shënjestron qëllimshëm civilët dhe infrastrukturën civile. Po përpiqet të paralizojë vendin gjatë stinës së dimrit. Por ne jemi në krah të Ukrainës dhe do të bëjmë Rusinë të paguajë për mizoritë e saj. 8 paketat e sanksioneve që kemi miratuar deri më tani e kanë dëmtuar rënde vetin, por ne do të shtojmë presionin me një paketë të 9-të”, tha ajo.
Forcat e armatosura të Rusisë, e po ashtu zyrtarë ushtarake dhe kompanitë industriale të mbrojtjes, përfshihen me atyre qe bashkimi europian vendos në listën e zezë në paketë e re të sanksioneve. Komisioni propozon gjithashtu ndëshkime për tre banka të tjera të Moskës; vendosjen e kontrolleve të reja në eksporte dhe kufizime ndaj kimikateve kyçe, agjentëve nervorë dhe pajisjeve teknologjike që mund të përdoren nga Rusia.
Von der Leyen tha se Brukseli do të kufizojë qasjen e Moskës ndaj dronëve dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, duke propozuar ndalimin e eksportit të drejtpërdrejtë të motorëve të dronëve në rusi dhe eksportin tek vende të treta si Irani që mund të furnizojnë Putinin. Deri më tani 1200 individë dhe 118 entitete të lidhura me Rusinë janë vënë në shënjestër të masave ndëshkimore të be, përfshirë presidentin Putin dhe rrethin e tij të ngushtë. Në një reagim, Kremlini tha se Rusia kishte mësuar të jetonte me sanksione dhe do të përgjigjej ndaj tyre sipas interesave të veta.