Lufta në Ukrainë/ Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë Kievin

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të zhvillojnë një vizitë nesër në Kiev, ku pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskyn.

Marketing

Lajmi bëhet me dije nga “Vijesti”, teksa njofton se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin.

Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazovic të vizitojë Kievin, shkruan Vijesti. Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

“Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Marketing