Luftë e përforcuar për gjyqësor të pavarur, progres në lirinë e medieve, por edhe probleme me korrupsionin, shënoi Departamenti i Shtetit për vendin tonë

Fjalë lavdëruese për angazhimin e Qeverisë për vendosjen e sistemit të pavarur gjyqësor, progres në lirinë e medieve dhe lirinë e shprehjes, por edhe vërejtje për korrupsionin e lartë dhe aktet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të bashkësisë LGBT përmban Raporti për të drejtat e njeriut i Departamentit të Shtetit, i cili ishte publikuar dje.

Marketing

Si një nga problemet të cilat i thekson raporti i Departamentit të Shtetit për Maqedoninë e Veriut është niveli i ulët i pavarësisë së medieve në vend.

“Qeveria arriti progres në respektimin e lirisë së medieve dhe lirisë së shprehjes, por mbeten problemet, përfshirë edhe pavarësinë e dobët të medieve dhe dhunës dhe frikësimit të gazetarëve”, thuhet në raportin.

Vërejtja është se mediet në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe edhe më tutje janë të ndara në vijë partiake, por megjithatë theksohet se ka rritje të medieve të cilat shfaqin pozicione të ndryshme.

Raporti përmban fjalë lavdëruese për Qeverinë në drejtim të përforcimit të pavarësisë së gjyqësorit. Është vlerësuar se Qeveria ka respekt më të madh drejtë gjyqësorit të pavarur, sesa që ishte rast me vitet paraprake, ndërsa gjithashtu Maqedonia e Veriut ka treguar edhe vendosmëri për përforcim të sistemit të gjyqësorit, duke sjellë aktgjykime për disa raste të PSP-së.

Është vërejtur progres i caktuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, por megjithatë roli dominues i Qeverisë në ekonomi krijon mundësi për korrupsion, veçanërisht për shkak të asaj që shteti përmes administratës publike është punëdhënësi më i madh.

Në nivel botëror, siç informoi Zëri i Amerikës, shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut janë regjistruar në Iran, Kinë, Arabi Saudite dhe Venezuelë.

SHBA-ja i akuzon qeveritë autoritare përgjatë gjithë botës për “shkelje dhe keqpërdorime të të drejtave të njeriut” që të kontrollojnë çfarëdo lloj aktivitetesh të cilat mund ta rrezikojnë fuqinë e tyre.

“Përvoja tregon se nëpunësit qeveritarë të cilët shtypin, keqpërdorin dhe tolerojnë mohimin e të drejtave të njeriut të popullatës së tyre, gjithashtu janë përgjegjëse për krijimin e mjediseve sociale që janë të pjekura edhe për krizë ekonomike dhe humanitare dhe të cilat nxisin korrupsion, konflikte të dhunshme dhe terrorizëm”, deklaroi sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo, në një deklaratë në prezantimin e Raportit për të drejtat e njeriut në vitin 2019.