Luftë mes gardës së Iranit dhe militantëve kurdë, disa të vrarë

Në Lindjen e Mesme vazhdojnë përplasjet mes forcave policore dhe atyre rebele e terroriste. Këtë radhë është shënuar një përleshje mes forcave të Iranit dhe militantëve kurdë.

Marketing

Trupa e Gardës së Iranit ka njoftuar se ka vrarë të paktën 5 persona që dyshoheshin si terroristë kurdë gjatë një përleshjeje në kufi me rajonit Kurdistan të Irakut.

“Grupi terrorist që kishte për qëllim të depërtoj në Iran, është shkatërruar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Gardës iraniane. Sipas njoftimit, gjatë përleshjeve është vrarë një pjesëtar i forcave iraniane.

Ky sulm i Iranit vjen në shenjë hakmarrjeje ku para disa kohësh ishin kurdët ato që vranë disa anëtarë të Gardës së Iranit. Grupet e armatosura kurde prej dekadash zhvillojnë beteja të armatosura në Kurdistanin iranian nga bazat në Irak.

Marketing