Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar njeriut e tij të besuar dhe mikun më të mirë si ambasador në NATO.
Mathew Whittaker me profesion avokat, do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në NATO, për të cilin Trump nuk i ka kursyer elozhet.
“Matt është një luftëtar i palëkundur dhe patriot besnik. Qëllimi i tij do të jetë të promovojë dhe mbrojë interesat e SHBA”, tha Trump në një dekalratë për mediat.
Deklaratat e Trump për NATO-n janë me interes të veçantë, veçanërisht pasi ai kërcënoi shkurtin e kaluar se nuk do të garantonte mbrojtjen e vendeve anëtare që nuk i kushtojnë burime të mjaftueshme buxhetit të tyre të mbrojtjes.
Matthew Whittaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe do të adresojë fuqishëm kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë,” komentoi ai.
“Kam besim të plotë në aftësinë e Matt për të përfaqësuar SHBA-në me forcë, integritet dhe përkushtim të palëkundur. Mezi pres të punoj ngushtë me të ndërsa vazhdojmë të avancojmë paqen përmes forcës, lirisë dhe prosperitetit në botë”, shtoi ai.
Whitaker ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm i përkohshëm gjatë mandatit të parë të Trump, ndërkohë që demokratët e akuzuan atë se i bindej verbërisht urdhrave të presidentit republikan
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte uroi Trump pas fitores së tij në zgjedhje, duke vënë në dukje se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë një element kyç për të mbajtur të fortë Aleancën tonë”.