Ju ndoshta keni provuar edhe një nga dietat e panumërta në internet, por që gjithashtu keni ardhur në përfundimin se disa nuk funksionojnë.
Megjithatë, një recetë e tillë dallon me nivelin e lartë të efikasitetit dhe rezultatet e saj të shpejta.
Uji i xhenxhefilit ndihmon për të djegur dhjamin edhe nga vendet ku janë shumë kokëforta, siç janë stomaku, shpina dhe kofshët.
Përveç kësaj për të kontribuar në humbjen e peshës, ai gjithashtu ka efekt të dobishëm mbi shëndetin e përgjithshëm dhe mbron nga shumë sëmundje, pasi përbërësi aktiv i xhenxhefilit, xhinxheroli ka veti antiinflamatore. Lëngu përshpejton metabolizmin dhe ndihmon trupin në djegien e dhjamit, pa pasoja të dëmshme.
Normalizon presionin e gjakut – pirja e rregullt e ujit të xhenxhefilit kontribuon në rregullimin e presionit të gjakut dhe parandalon prodhimin e mpiksjeve të tij.
Redukton fillimin e infeksioneve – Për shekuj me radhë, xhenxhefili përdoret kundër infeksioneve të ndryshme, duke përfshirë ftohjet dhe gripin.
Ka veprim antiinflamator – pirja ka veti të fuqishme antiinflamatore që e bën atë një ilaç ideal antiinflamator.
Përmirëson qarkullimin – xhenxhefili ka aftësinë për të rritur qarkullimin kryesisht për shkak të pranisë së hekurit dhe zinkut. Të dyja mineralet mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojnë një varg problemesh të lidhura me qarkullimin e dobët, transmeton KosovaPress.
Redukton simptomat e ftohjes dhe gripit – konsumi i rregullt i xhenxhefilit përmirëson sistemin imunitar.
Rregullon tretjen – uji i xhenxhefilit eliminon probleme të padëshirueshme të tretjes si çrregullime të tretjes, fryrje, acidin dhe kapsllëkun.
Ndihmon dhimbjen në nyje – në sajë të vetive antiinflamatore, konsumi i rregullt i ujit të xhenxhefilit do të parandalojë dhimbjen në nyje.
Bëni vetë ujë xhenxhefili
Përbërësit:
– 1, 5 litra ujë
– Disa gjethe të holla xhenxhefili, të paktën 1 cm
– Pak lëng limoni
Përgatitja:
Lini të vlojë uji, dhe në ndërkohë bluani xhenxhefilin. Shtoni xhenxhefilin e bluar në ujë të vluar dhe zieni derisa të zbutet. Hiqeni nga zjarri, lini të ftohet dhe shtoni lëng limoni.