Lugina e Preshevës në orë policore e në izolim totalitar serb

Ismet Sylejmani

Marketing

Ora policore në Luginë të Preshevës nuk është vetëm orë ushtarako-policore për mbrojte e për shpëtim nga Coronavirusi COVID-19, por është edhe orë policore-ushtarake e theksuar dhe me karakter të madh antishqiptar, e cila si masë shtesë në rrethana dramatike nga kërcënimi i vdekjes në shkallë botërore për parandalim të pandemisë, përdoret edhe për presion e shpërngulje të mëtejme të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore!

Popullata shqiptare në Luginë të Preshevës është në gjendje të rëndë, ajo është duke përjetuar izolim të dyfishtë e totalitar serb!

Aty jeta nuk jetohet as si jetë shqiptare, sepse nuk lejohet nga Serbia pushtuese, por as edhe si jetë serbe, sepse populli shqiptarë e kundërshton një jetë të tillë!

Jeta aty tash kur Coronavirusi kërcënon është e vështirë jo vetëm pse kërcënon vdekja, por edhe pse rendon bashk me të edhe pushtimi serb!

Një popull i tërë pret dhe është në ankth, sepse padrejtësitë çdo pjestarë shqiptarë e shoqërojnë që nga lindja në djep e deri në vdekje!

Në Luginë të Preshevës jo vetëm nuk ka respekt të veçantë nga shteti serb për popullatën vendase e as për vendin e tyre të gjyshërve e stërgjyshërve, sepse popullata shqiptare e kësaj krahine dha e bëri shumë në luftën e lavdishme për liri e çlirim kombëtar, por edhe dihet botërisht se Serbia aty është pushtuese, ashtu sikur dihet se edhe toka e kësaj krahine shqiptare nuk është serbe, por puro shqiptar, ani pse me të padrejtë ndodhet nën administrim e brenda kufinjëve politik të Serbisë, pasi dihet se është grabitur!

Lugina e Preshevës tash kur pandemia boterore Coronavirusi COVID-19 po rrezikon gjithëcka, është jo vetëm në gjendje të rëndë, por është edhe në kollaps total!

Lugina e Preshevës është në rrethim të dyfisht, aty para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ishte kampi më i madh ushtarak serb me ndikim te madh e nën patronat rus, që rivalizon me kampin e US ARMY Bondstel në Kosovë, kurse tash është vënë edhe ora policore dhe është në izolimin totalitar pushtues serb dhe ka përballë edhe pandeminë boterore, Coronavirusin COVID-19!

Kudo pandemia Coronavirus rrezikon shëndetin e njerëzimit, por në Luginë të Preshevës rezikon dy hërë, rrezikon shumë herë, sepse aty ndihma mjeksore vjen edhe nga shteti serb, pushtues i njohur dhe i madh i tokave shqiptare, shkaktar i gjenocidit dhe masakrave te mëdha mbi shqiptarët!

Në të kaluarën, shëndetin e banorëve të kësaj krahine shqiptare Serbia jo vetëm nuk e ka mbrojtur por e ka rrezikuar, si ka mundësi ta mbrojë tash kur në shkallë botërore vdekja po bën kërdinë!

Serbia në Luginë të Preshevës, do ta parandalojë apo do ta shtyjë e do ta shpejtojë vdekjen mbi shqiptarët?

Disa nga shpetimtarët serb me mantela të bardhë janë e që do të vijnë nga Beogradi e gjithandej nga Serbia, si mund të jenë të besueshëm në dhënien e ndihmës tyre, kur ata kurrë nuk e kanë denuar dhunën dhe padrejtësitë, gjenocidin dhe shfarosjen, shpërnguljen dhe kasaphanen ndaj këtij populli, pjestarëve të të cilit do tu ofrojë shërbime mjeksore?

E gjithë bota dhe të gjitha shtetet kanë marrë masat e jashtëzakonshme për ta përballuar me sa më me pak humbje këtë virus vdekje prurës, i cili rrezikon të marrë shumë jetë njerëzish dhe të kalohet me dëme sa më të vogla për jetën e popujve të tyre, dhe këtu shtrohet pyetja: Serbia me çka dallohet në Luginë të Preshevës, në çfarë shkalle ka bërë përgaditjen për ndëhyrjen shtërore, në rast të përshkallzimit të situatës?

Jo edhe në këtë kohë të rëndë për njerëzimin Serbia për shqiptarët as nuk mund të jetë e as nuk është Nëna, por është jo vetëm njerka, por edhe është ish-vrasësja dhe shkatërruesja e ëndrrave të miliona shqiptarëve jo vetëm të Luginës së Preshevës!

Provë se Serbia edhe në kohë pandemie është antishqiptare, është se edhe qarkullimi i qytetarëve në Luginë të Preshevës është i bllokuar me Kosovën, por është i bllokuar edhe nga Maqedonia, e për qudi është bllokuar edhe nga spitali i Vranjës i cili është 40 kilometra larg Preshevës!

Në spitalin e Vranjës në repartin gjinekologjik, një mjek serb gjinekolog është diagnostifikuar me Coronavirus dhe aty ka karantinë e bllokim total!

Lugina e Preshevës as para e as pas luftës së UÇPMB-së, (as Presheva, as Bujanoci e as Medvegja), nuk kanë spital, por ata duhet të shkojnë në Vranjë!

Është shumë e tmerrshme, është e papranueshme, por mjerisht është realitet, në Luginë të Preshevës nuk ka spital, pra populli shqiptar në këtë krahinë, nuk ka spital, por ka vetëm shtëpi shendeti!!!…

Në kohën e shpërthimit të Coronavirusit në Kinë u ndërtua një spital special për të përballuar sa më leht gjendjen, në Rusi po ndërtohet një i tillë, e Serbia në Luginë as nuk ka lejuar as nuk ka ndërtuar një spital, por as nuk merr masa shteti as tash!

Coronavirusi sot është shkaktari i madh i tragjedisë njerëzore në shkallë botërore, por fatkeqësisht edhe aleati i madh i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët në Luginë të Preshevës,sepse ky është rast i mirë për Serbinë që në shtetërrethim ushtarako-policorë nën petkun e kësaj gjendjeje të kryej edhe me tej spastrim etnik serb mbi shqiptarët, të zbatojë planin serb të kriminelit Miloseviç kundër shqiptarëve!

Godet pamëshirshëm mbi shqiptarët gjendja e rendë e pandemisë botërore dhe e rregjimit të Serbisë antishqiptare të Aleksandër Vučićit!

Coronavirusi do të ishte mrekullia e zotit nëse në Luginë të Preshevës nuk shfaqet dhe nuk shkakton vdekje!

Por për fat të keq Lugina e Preshevës, nuk e ka një lider të madh e të pakontestuar që do ti printe e do ta udhëhiqte jo vetëm në këto momente kaq të rënda e vendimtare për shëndetin e popullit!

Sot kur në Luginë të Preshevës, vdekja është afër çdo njeriu, sa shumë do ti duhej e sa shumë tash i mungon Luginës së Preshevës, një lider, si dikur lideri i saj karizmatik, politikani patriot e atdhetari madh, i pavdekshmi Jonuz Musliu!

Fryma atdhetare e ikonës së Liderit te Luginës do të duhej të shpërthente e të mobilizonte çdo politikan, çdo drejtues të çdo niveli, çdo qytetarë, çdo banorë e mbi të gjitha të gjithë mantelbardhët shqiptarë të Luginës së Preshevës në mbrojtje të shëndetit të popullit shqiptar e të çdo qytetari!

Por kam bindje dhe shpresë, se populli shqiptar i Luginës së Preshevës, do ta përballojë këtë të keqe të madhe!

Ngjashëm dhe ashtu sikur do ta përballojë i gjithë njerëzimi, edhe për këtë krahinë shqiptare e popullin dhe banorët e saj do të ketë të ardhme të mirë e të ndritur, do të shënohen suksese të mëdha dhe Coronavirusi CIVID-19, do të mbahet mend jo vetëm si kufiri në mes të jetës e vdekjes, por do të mbahet mend edhe si shkaktari i shpalljes së orës policore e shtetrrethimit ushtarak, që pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së!

Prishtinë, 23 Mars 2020!

Marketing