Në shkollat e mesme në Luginën e Preshevës sipas statistikave të marra nga KKSH për një dekadë vijojnë shkollën 970 nxënës më pak, apo e thënë ndryshe 27.13% krahasuar me vitin 2008/2009, shkruan Titulli.om. Kur bëjmë krahasime nga 2008/2009 në vitin 2018/2019 na shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc janë 375 nxënës më pak.
Ajo që është më shqetësuese është fakti i trendit në rënie të nxënësve vijon edhe për këtë vit. Krahasuar me vitin 2008/2009 ka rënie për shkollat fillore -47.06% dhe një rënie prej -27.13% për shkollat e mesme. Gjithsej ka një rënie prej -41.10% ose 4914 më pak nxënës që ndjekin shkollat për një dekadë. Sipas një raporti të KKSH-së i dal më 2017-në, problematika më e madhe në shkollat shqipe si ato fillore dhe të mesme mbetet sigurimi i teksteve në gjuhën shqipe, raporton Titulli.com.
“Sipas raportit vjetor të KKSH-së për vitin 2017, sfida më e madhe gjatë viteve është sigurimi i teksteve shkollore, në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Deri më tani është dëgjuar se janë ofruar “66 libra për shkollat fillore, të cilat janë të lejuara për publikim, prej të cilave 18 tekste dhe fletore pune nga Shqipëria, 10 tekste dhe fletore pune nga autorë lokalë dhe 38 tekste dhe fletore të përkthyera,
Nga këto 15 tekstet e gjuhëve të huaja janë të pranueshme për të gjitha minoritetet në Serbi. “. Nga ana tjetër, nuk kemi arritur përfshirjen e kulturës, identitetit dhe historisë së komunitetit shqiptar (deri në 30%) në kurrikulën për lëndët: histori, art figurativ dhe kulturë muzikore” – mësohet nga KKSH.