Ballina Sport Luis Suarez mund të transferohet në Amerikë te Inter Miami!?

Luis Suarez mund të transferohet në Amerikë te Inter Miami!?

Veterani uruguaian Luis Suarez është gati të përdorë fondet personale për të blerë kontratën e tij me Gremion e Brazilit, vetëm për t`u bashkuar me mikun e ngushtë Lionel Messi në Inter Miami.

Marketing

Suarez mbërriti në Gremio këtë vit nga Nacional Montevideo dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por klubi brazilian është i vetëdijshëm se ai dëshiron të largohet. Megjithatë, Inter Miami nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar dëmshpërblimin e nevojshëm, pretendon “ESPN Brazil”.

Sipas këtij mediumi uruguaiani është i gatshëm të paguajë të gjitha pagat që mori në 2023 dhe të paguajë një shumë shtesë, vetëm për të shkuar në Miami, ku Suarezit i bashkohen ish-shokët e tij të Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

 

Exit mobile version