Ballina Sport Portieri i Bayern Munich kërkon transferimin te Inter

Portieri i Bayern Munich kërkon transferimin te Inter

Portieri zviceran Yan Sommer dëshiron vetëm Interin dhe po mundohet të detyrojë Bajern Munihun për të zhbllokuar situatën.

Marketing

Pasi mungoi në miqësoren e javës së kaluar, zviceriani është thirrur për turin aziatik, por nuk është stërvitur. Një mesazh i fortë dhe i qartë për klubin gjerman, për të ripërsëritur synimin dhe dëshirën për të mbyllur çështjen para mesit të gushtit, pavarësisht gjendjes fizike të Emanuel Nojerit.

Në pritje të tymit të bardhë për transferimin te zikaltërit, Sommer vazhdon të bëjë presion ndaj bavarezëve. Sipas “Gazzetta dello Sport”, portieri dëshiron të sqarojë situatën dhe t’i tregojë drejtuesve se dëshiron transferimin tek Inter dhe se nuk munda ta detyrojnë të luajë apo ta mbajnë të bllokua.

 

Exit mobile version