Luizi reagon pas vendimit të Gjykatës: Drejtësia foli sërish, jam i pafajshëm

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, e cila hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Fierit që e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Marketing

Vendimi i sotëm u dha në Tiranë në orën 12:24 dhe përmbysi plotësisht atë që deri më tani konsiderohej një dënim penal ndaj Ejllit.

I mënjëhershëm ishte reagimi i Luizit i cili me anë të një video tha se drejtësia foli sërish dhe qartë.

“Jam i pafajshëm”, tha ndër të tjerash.