Luka Modric rinovon me Real Madridin

Luka Modric ka rinovuar kontratën me Real Madrid.

Marketing

Ylli kroat, një herë fitues i Topit të Artë, ka vendosur ta zgjasë qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Faqja zyrtare e Real Madrid ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes së re.

Modric ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe do të jetë në Madrid deri në vitin 2023.

Kroati do të synojë tjetër sukses me ‘Los Blancos’, pasi fitoi një tjetër Champions League këtë edicion.