​Lukaku-Inter, gjithçka u shkatërrua para finales së Championsit

Marrdhënja ndërmjet Interit dhe Romelu Lukakut preku fundin në mënyrën më të keqe dhe më të papritur në ditët e fundit.

Marketing

“Neroazzurrët” ishin në bisedime intensive me Chelsean për blerjen përfundimtare të sulmuesit belg dhe ishin gati të ofrojnë rreth 40 milionë euro, por situata mori kthesë të papritur kur klubi italian mësoi se Lukaku ishte duke biseduar edhe me Juventusin gjatë të së njëjtës kohë.

Në fakt, siç raportuan mediat italiane, derisa bisedimet mes dy klubeve po shkonin drejt fundit, ishte lojtari dhe agjenti i tij që nuk po iu përgjigjeshin telefonatave të drejtuesve të Interit dhe nga kjo situatë u kuptua se lojtari i ishte ofruar edhe Milanit edhe Juventusit, gjë e cila irritoi zikaltërit, transmeton KosovaPress.

Por, orëve të fundit, ne Itali raportohet se thyerja mes palëve kishte nisur më herët. Në fakt, Lukaku kishe shfaqur disa herë pakënaqësi ndaj trajnerit Simone Inzaghi për shkakun se ai e shihet belgun si alternativë të dytë pas Edin Dzekos.

Si rezultat i kësaj, krisja e madhe erdhi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester City, kur Lukaku e kuptoi se nuk do të luante nga minuta e parë dhe madje shpërtheu në lot për shkak të këtij vendimi të trajnerit.

Tani, e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e pa qartë. Milani thuhet se e ka njoftuar lojtarin se nuk mund ta përballojë financiarisht blerjen e tij, derisa Juventusi mund ta marr atë vetëm nëse e shet Vlahovicin.

Chelsea nga ana tjetër janë dukë kërkuar blerës për të pasi nuk e shohin në planet e tyre për sezonin e ardhshëm, andaj si alternativë konkrete mund të jetë shkuarja në ndonjërën prej skuadrave arabe.