Romelu Lukaku ka mbërritur në Itali në vigjilje të aventurës së tij të dytë me Inter. Sulmuesi pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme, para se të veshë zyrtarisht edhe njëherë ngjyrat zikaltër.
Belgu vjen me anë të formulës së huazimit për 1 vit nga Chelsea, teksa dështoi të shfaqte cilësitë me londinezët ndërsa italianët pasi e shitën për 100 milionë euro tashmë paguajnë vetëm tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës.
Sakaq, sapo ka shkelur në Milano, Lukaku është pritur nga tifozë të shumtë të Inter të cilët kanë nisur menjëherë të thërrasin në kor emrin e tij. Nuk mungoi edhe një përshëndetje nga ana e Lukakut në drejtim të tifozëve, ndërsa do të provojë edhe një tjetër herë që t’i bëjë të dashurohen pas tij me golat vendimtarë që priten të vijnë nga këmbët e 29-vjeçarit.
https://twitter.com/SaeedDeadInside/status/1541774275694182404?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Flukaku-mberrin-ne-itali-tifozet-e-inter-e-presin-me-kengevideo-1%2F