Romelo Lukaku tashmë është një hap larg Interit. Sipas Sky Sport, sonte zikaltërit kanë formuluar ofertën e bujshme: 10 mln euro huazim për 2 vite me të drejtë blerje 60 mln euro. Manchester United reflekton dhe praktikisht ka hapur dritën jeshile.
Interi dhe belgu kanë arritur akordin me kohë mbi bazën e një kontrate 4 vjeçare me thuajse 7 milionë euro në sezon.
Problemi i vetëm është se United kërkon siguri për shitjen e sulmuesit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë një histori si ajo e Gonzalo Higuain, i cili nuk qëndroi as te Milani dhe as të Chelsea, duke u kthyer te Juve.
Nëse Interi pranon opsionin e blerjes me detyrim, gjithçka mbyllet lehtësisht.