Interi dhe Milani do të përballen të dielën në “San Siro” për llogari të javës së 23-të në Serie A.
Sulmuesi zikaltër Romelu Lukaku në një intervistë për mediat italiane ka folur mbi derbin duke u ndalur tek Zlatan Ibrahimovic.Suedezi dhe sulmuesi belg i Interit kishin luajtur bashkë për Manchester Unitedit për pak kohë, përpara se Ibra të vazhdonte karrierën në kampionatin amerikane me Los Angeles Galaxy.
Lukuaku i ka thurur elozhe rivalit të tij në derbin e Madoninës duke e konsideruar një kampion të madh i cili edhe pse 38-vjeç është në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon.
“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Tek Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh. Mendoj se është normale për të t’i bëjë këto gjëra edhe si 38-vjeçar. Ai punon shumë; gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”, ka theksuar Lukaku.