Fustane, bluza, këmisha, pantallona e lodra. Këto ishin vetëm disa nga dhuratat që mbi 50 fëmijë me aftës të veçanta i ëndërrojnë për Festën e Bajramit. Dëshirat e tyre u varën në një pemë për disa ditë rresht në një nga marketet e qytetit ndërkohë që u plotësuan nga kalimtarët e rastit.
Aksioni humanitar i quajtur “Lulja e Bajramit” u organizua nga Kryqi i Kuq dhe shkolla e mesme e qytetit “Cvetan Dimov”, ndërsa u përfshinë fëmijët e Shoqatës për fëmijë më aftësi të kufizuar “Dua Ylberin”.
Ideja ishte që të mblidhemi të gjithë, ta jemi pak human, ta nxjerrim at zemrën tonë të bardhë që e kemi brenda neve edhe të kontribuojmë, ndoshta sadopak ta vjedhim një buzëqeshje të këtyre fëmijëve të cilët janë këtu edhe ti gëzojmë”-tha Ajten Ajdini-Kadriu, sh.m.q “Cvetan Dimov”.
Dëshirat ishin shumë simbolike, vërtet fëmijët janë shumë modest, edhe dhuratat më të vogla janë shumë të vlefshme për ta. Nuk kishte asnjë problem për realizimin e dëshirave sepse një numër I madh i qytetarëve që morën pjesë pa menduar dy herë i plotësuan këto dëshira. Kishte shqiptar, maqedonas, vullnetar serb e romë të cilët thjeshtë mendojnë se për festa çdonjëri duhet të gëzohet”-pohoi Suzana Tuneva, Kryqi i Kuq.
Përveç plotësimit të dëshirave të tyre, fëmijët u takuan edhe me personazhet e preferuar të filmave vizatimor. Aksione të ngjashme humanitare nga Kryqi I Kuq janë organizuar edhe me rastin e festave të Fundvitit.