Lulja magjike që shëron zemrat dhe mendjet

Lulja zemërpikon është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre. Kjo lule ka formën e zemrës në pjesën e poshtme të së çilës varet një pikë loti.

Marketing

Kjo lule zemërthyer në fakt është më e komplikuar. Po ta shikosh nga afër do të shikosh që të gjjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë.

Esenca e lules zemërpikon është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju.

Besohet që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht. Shërimi është i menjëheshëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë.

Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor, shkruan AgroWeb. Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë të helmon.

Megjithatë konsumi i saj është i rrallë pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ.

Lulja zemërpikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, vendin, mjedisin e përtej. Ndërkohë që lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemërpikon është një lule guximtare dhe dramatike.

Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë. Nëse e gjeni në një buqetë me lule, në një kopësht ose në dorën e dikujt e keni të qartë menjëherë simbolikën dhe domethënien e saj.

10-PCS-Pack-Perennial-Herbs-Dicentra-Garden-Home-font-b-Plant-b-font-font-b-Bleeding

Çfarë nënkuptimi ka lulja zemërpikon?

Kjo lule e bukur ka disa kuptime të cilat do t’ju pëlqejnë shumë

– Shprehjen e emocioneve në mënyrë më të hapur
– Dashurinë pasionante mes dy njerëzve
– Ajo nënkupton ndjeshmërinë dhe ngarkesën emocionale ndaj botës që të rrethon
– Ndjenjë mirësie dhe dashurie pa kushte për gjithçka që ke në jetë
– Lidhje të fortë që shkon përtej jetës dhe vdekjes

Domethënia e formës dhe ngjyrave të lules zemërpikon Lulja zemërpikon mban emrin botanik Dicentra spectabilis ose që përkthehet ndryshe Zemrat Spektakolare, një emër i denjë për një lule të cilës nuk ia ndan dot sytë.

Shumica e këtyre luleve janë në ngjyrë rozë ose të kuqe, që i bën ato lule romantike. Ajo kryesisht dhurohet si simbol të dashurisë së vërtetë. Për më tepër, kjo lule përfaqëson njerëzit që janë të aftë të ndajnë emocionet e tyre lirisht dhe që e falin zemrën tek njerëzit që duan.

Në botë, gjendet edhe një variant i bardhë i lules zemërpikon që konsiderohet simbol i pastërtisë dhe pafajësisë së përjetshme.

Marketing