Lulzim Basha sërish në krye të PD, fiton zgjedhjet brenda partisë

Lulzim Basha rikonfirmohet në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur sot nga Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana gjatë një deklarate per mediat nga selia blu.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka mbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti. Nga procesverbalet e adminiastuara rezulton që në të gjithë rastet komisionerët kanë firmosur sëbashku me përfaqësuesit e kandidatëve në garë. Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se kanë votuar 41 mijë anëtarë të PD, vota të pavlefshme janë 413.

Fatvardh Kadilli: 781 vota

Edit Harxhi: 983 vota

Agron Shehaj: 6038 vota

Lulzim Basha: 32 882 vota

Bazuar në këto të dhëna shpallet zyrtarisht fitues Lulzim Basha.”- tha Gjana.

Në garë për kreun e partisë opozitare më të madhe në vend kanë qenë gjithashtu dhe Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Farbardh Kadilli.

Basha në rang vendi, është më i votuari nga të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, teksa ndiqet nga Agron Shehaj.