Lulzim Ismaili e nisi me fitore rrugëtimin e tij në boksin profesional

Studenti i vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, Lulzim Ismaili, më 13 prill 2019, në Leverkusen të Gjermanisë e zhvilloi ndeshjen e parë në boksin profesional, në kuadër të ndeshjeve që i realizon Federata Botërore e Boksit (GBA).

Marketing

Në meçin e tij të parë, në kategorinë 67 kg, boksieri Lulzim Ismaili arriti të shënojë fitore bindëse vetëm pas 30 sekondave të raundit të parë, ku arriti me ndërprerje ta mund kundërshtarin e tij nga Republika e Bosnje dhe Hercegovinës, Dorde Predojeviç.

Kjo fitore e studentit Lulzim Ismaili është një  motiv që ai të vazhdojë të punojë fuqishëm në këtë sport, bashkë me trajnerin e tij, Alim Abazi dhe promotorin e tij, Bekim Hoxha që në të ardhmen të arrijë majat e suksesit në këtë sport luftarak.

Ai synon që gjatë rrugëtimi të tij në boksin profesional të shënojë vetëm fitore ndaj kundërshtarëve dhe një ditë të arrijë edhe qëllimin kryesor në këtë sport, që të shpallet kampion europian, pse jo dhe botëror.