Lulzime Leka Mulaku në Çifte Hamam me ciklin ‘Metamorfoza II’

Të nderuar ju inforormojmë se me date 02.04.2025 në ora 19.00 do të hapet ekspozita e Lulzime Leka Mulaku “Metamorfoza II”.
Lulzime Leka Mulaku i takon skenës së artit bashkëkohorë dhe përfaqëson brezin e artistëve që filluan aktivitetin e tyre me shprehje vizuale që nga vitet e 90-ta. Ne Galerinë Nacionale në objektin Çifte hamam ajo vjen për ekspozitën e saj personale “ Metamorfoza II” me 50 piktura të formateve të ndryshme, një cikël interesant të punuara me akril.
Ekspozita “Metamorfoza II” – ”, cikli i ri i punimeve paraqet vështrimin realist të vlerave estetike ekzistenciale, siç është gruaja. Kompozimi figurativ i këtij cikli pasqyron artin ekzistencial të pafajësisë dhe dinjitetit të gruas.
Tema e ekspozitës është “Metamorfoza II”, e cila paraqet mungesën e një vështrimi realist të vlerave estetike ekzistenciale, siç është gruaja. Paraqitja figurative është e lidhur ngushtë me idenë e fenomenit të gruas në shoqërinë tonë dhe paraqet praninë e saj joproporcionale në një formë të dukshme. Në këtë cikël, ashtu si në ato të
mëparshmet, gruaja është krijuar si një personazh substancial dhe prania e saj vizuale është shprehur ashtu siç është në perceptimin e autores. Koncepti dhe thelbi I kësaj ideje shfaqet në vazhdim përmes formave abstrakte.
Kompozimi figurativ i këtij cikli pasqyron artin ekzistencial të pafajësisë dhe dinjitetit të gruas. Lëvizja e portreteve të deformuara, apo vështrimet vajtuese, kanë për qëllim krijimin e emocioneve të fuqishme në raport me publikun dhe paraqitjen e figurës së gruas në të gjitha format dhe përmasat e saj – transformimin dhe metamorfozën e saj.
Biografia
Lulzime Leka Mulaku, e lindur në vitin 1966 në Shkup. Pas mbarimit të gjimnazit të Tetovës e regjistroi Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e profesor Rexhep Ferrit, të cilin e mbaroi në vitin 1989. Studimet postdiplomike në drejtimin e pikturës i mbaroi në vitin 2001 poashtu te profesor Rexhep Ferri. Studimet e doktoraturës i përfundoi më
2011 me mbrojtjen e suksesëshme të punimit të disertacionit në Shkencat e Arteve, me temën “Ndikimi i teknikave figurative në zhvillimin e kreativitetit tek fëmijët”, mentor Prof. Dr. Fehim Huskoviç. Një jetë të tërë ka qenë e angazhuar në pothuajse të gjitha nivelet e arsimimit si pedagoge e Artit Figurativ. Mbi dhjetë vjet është e angazhuar si ligjëruese – asistente në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e arteve, ku edhe sot punon.
Pjesëmarrje në më tepër se pesëdhjetë ekspozita kolektive të punimeve të pikturës, brenda dhe jashtë vendit: Kosovë, në disa ekspozita, vitet 1984 – 1987, Shqipëri, EkspozitaGjithëkombëtare e ArtistëveFigurativ, viti 1993, Kolonijandërkombëtare e piktorëve, Tetovë 2002, Berat, EkspozitaGjithëkombëtare e ArtistëveFigurativ, viti 2009,
Maqedoni, Tetovë, ekspozitat e Shoqatës së Krijuesëve, vitet 1996 – 2010, etj. Ekspozitat personale: Galerija e ArteveTetovë, ekspozita “Kush e solli Doruntinën” cikli i parë, viti 2008, Galerija e ArteveTetovë, ekspozita “Kush e solli Doruntinën” cikli i dytë, viti 2010, Galerija kombëtare “Mala Stanica” në Shkup, viti 2011, Kosovë, ekspozitë personale me rastin e manifestimeve të kremtimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë, viti 2012, Kosovë, Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë 2016,“Metamorfoza e kujtesës”.
Ekspozita do të zgjasë deri më 13 prill 2025, dhe kuratore është Narona Luma Veseli.

Marketing