‘Lum ai që mundi ta bënte për vete…’, Vëllai i Beatrixit flet për Donaldin

Në mungesë të Jonidës, bashkëprezantues me Eno Popin ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Alban Ramosaj.

Marketing

Një këngëtar shumë i dashur për publikun, projektet muzikore të të cilit kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Videot e tij muzikore numërojnë mijëra klikime dhe fansat janë të panumërt për Alban Ramosaj.

Por çfarë ka zbuluar ai sot për Top Albania Radio?!

Një nga temat më të diskutuara së fundmi, sigurisht që është hyrja e motrës së tij, Beatrix Ramosaj, në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Një nga banoret më të komentuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por si është pritur pjesëmarrja e saj në “BBV” nga Albani?!

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente…”, shprehet Albani.

Gjithashtu, në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit, ka qenë raporti shumë i afërt i Trixës me Donald Veshaj. Një marrëdhënie shumë e përfolur, që më në fund komentohet nga vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të…”, tha Albani./Lajmi.net/