Lumenjtë dalin në rrugë, përmbytje të mëdha në Peru

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dramatike në disa zona të Perusë, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Marketing

Në rajonin e Amazonas, banorët e Condorcanqui u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, në pamundësi për të shpëtuar asgjë, pasi çdo pronë tashmë ndodhet në ujë.

Situata u përkeqësua edhe më shumë pas daljes nga shtrati të disa lumenjve, të cilët shënuan prurje rekord.

Sinoptikanët parashikojnë se reshjet mund të vijojnë dhe për disa ditë, e për këtë arsye iu kërkojnë banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos iu afrohen lumenjve.