BE nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, nëse vërtetohet se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është helmuar nga një kimikat nervor, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Nëse vërtetohen rezultatet e laboratorëve gjermanë, suedezë dhe francezë, do të ketë një përgjigje të qartë nga BE”, paralajmëroi ai.
“Nuk do të ketë asnjë mënyrë për t’i shmangur sanksionet”, shtoi ministri.
Qeveria gjermane thotë se Navalny u helmua nga një sulm me armë kimike, me një substancë nga grupi “Novichok” e zhvilluar në Rusi, një përfundim që u mbështet nga gjetjet në Francë dhe Suedi.