![BELGIUM-EU-GERMANY](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2020/12/97FD7820-3D00-4082-9E49-DFCD43C9E87F-696x461.jpeg)
Ministri I jashtëm gjerman Hajko Mas, në një intervistë për Dojçe Velen, siguroi se Berlini zyrtar edhe pas përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në do të vazhdojë angazhimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sic ka potencuar në këtë intervistë, qytetarët e këtyre dy vendeve ardhmërinë e shohin në kuadër të BE-së, që nuk duhet t`I zhgënjejë.
HAJKO MAAS – MINISTËR I JASHTËM GJERMAN
“Ne, si kryesues me Këshillin e BE-së, investuam shumë në përpjekjet që të gjendet një zgjidhje. Fatkeqësisht, pa sukses. Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor bënë progres të madh viteve të fundit, në veçanti RMV-ja. Njerëzit atje ardhmërinë e shohin në BE. Për këtë shkak duhet të mbështeten në premtimet tona, në të kundërtën do t`ia kthejnë shpinën BE-së. Perspektiva evropiane është më stimul i rëndësishëm për reforma politike dhe reforma në pjesën e shtetit të së drejtës, që janë edhe në ineteresin tonë”
Bisedimet Shkup-Sofje, sipas paralajmërimeve duhet të intensifikohen pas festave të Vitit të Ri. Pritet që atëherë pala maqedonase të marrë përgjigjen e Non-Pejpërit që Kryeministrit bullgar Borisov ia dorëzoi përfaqësuesi I posacëm I vendit tonë Vllado Buçkovski. Ai shpreson se marrëveshja mund të arrihet edhe para zgjedhjeve në Bullgari, të planifikuara për në Mars të vitit të ardhshëm.