Rosie do ta arrijë momentin historik më 1 qershor ndërsa pronarja e saj 72-vjeçarja Lila Brissett nga Norwich, Norfolk tregon se ato u bënë bashkë kur Rosie ishte kotele në 1991.
Lila tani pritet që të kontaktojë zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness për ta konfirmuar Rosie-s si macen më të vjetër në botë.
Rosie, e cila do të ishte 144 vjeç nesë do ta krahasonim me jetëgjatësinë e njerëzve, ka qenë te veterineri vetëm dy herë dhe nuk ka në plan të heqë dorë nga jeta e qetë që ndan me Lilën.
Mbajtësja aktuale e rekordit është një mace 27-vjeçare e quajtur Flossie nga Kent-i.
Rosie tani po pret ditëlindjen e saj të 32-të, kur do t’i bëhet një festë ditëlindjeje si gjithmonë nga fqinjët e saj.