Macja mysafir i pazakontë në xhami, Imami rrëfen për mikëpritjen e ngrohtë nga xhemati

Imami Muharem Ismaili nga Shkupi , në një intervistë për KlanMacedoni ka zbuluar detaje interesante nga maca e cila po qëndron në Xhami çdo ditë bashkë me xhematin.

Marketing

”Kjo macë vetëvetiu ka ardhur në Xhami , edhe dal ngadalë spontanisht xhemati ka filluar ta don macën edhe kjo macë ti don xhematin, është një macë shumë e butë dhe shumë e dashur dhe shumë e pastër njëkohësisht. Reagimi i xhematit çdoherë ka pro dhe kundër por shumica e duan, kjo është edhe për neve dukuri e re sepse ka një vit që është bërë pjesë e xhamisë tonë dhe kemi filluar të adaptohemi bile edhe kur nuk e shohim një kohë pyesim për të, sidomos xhemati më i ri fëmijët e duan shumë dhe shpesh më thonë hoxho a ban me e prek.

Unë gjithmonë kam thënë se në dispozitat islame maca është kafshë e pastër dhe nuk ndikon negativisht në ambientin ku lutemi dhe në rrobat me të cilat ne falemi, tha imami i Xhamisë , Muharem Ismaili”.