Macron fiton mandatin e dytë si President i Francës me 58.2% të votave!

Bota i kishte kthyer sot sytë nga Franca. Për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale francezët sërish duhet të zgjidhnin mes Presidentit Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Marketing

Por duket se dilema e presidencialeve franceze mori fund në orën 20:00 të së dielës.

Macron ka fituar sot mandatin e dytë si President me 58.2%. Ndërkohë që rivalja e tij në këtë raund, Marine Le Pen mori 41,8 %.

Ndërkohë që 28.2 përqind kanë abstenuar sot.

Edhe më herët, sondazhet e nxirrnin favorit Macron. Fitorja e tij përballë kandidates së ekstremit të djathtë konsiderohët si një fitore edhe për Shqipërinë, apo vende të tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Le Pen më herët kishte deklaruar se në rast fitoreje, do ta nxirrtë Francën nga NATO, apo edhe nga vetë Bashkimi Evropian.