Macron foli shqip/ Lorik Cana tregon prapaskenat: Ishte një nxënës i jashtëzakonshëm

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur shqip mbrëmjen e djeshme në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama.

Marketing

“Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”.

Këto janë fjalët që Macron ka thënë në shqip, të cilat i mësoi nga ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në një intervistë për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu, Cana tregoi gjithashtu se ishte ftesa e Macron që ai të bëhej pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëronte dhe presidentin francez gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.

“Presidenti Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, iu desh 2 ose 3 herë që ta përsëriste dhe kishte mësuar”, tha Cana.

Gjatë darkës së djeshme, ish-futbollisti shqiptar i dhuroi Macronit një fanelë të Marseille kur ai luante për këtë skuadër, pasi sipas tij presidenti francez është një fans i çmendur i Marseille. https://fb.watch/nKmhzTiv39/?mibextid=Nif5oz