Macron ndalon kompanitë izraelite në “Euronavale”, Gallant: Veprimet e presidentit francez, një turp

Përplasje mes Francës dhe Izraelit për shkak të vendimit të presidentit Emmanuel Macron për të ndaluar kompanitë izraelite të marrin pjesë në ekspozitën e pajisjeve të mbrojtjes detare Euronavale.

Marketing

Ekspozita ndërkombëtare Euronaval, e cila merret me pajisjet e mbrojtjes detare, nuk do të presë stenda izraelite, as pajisje ushtarake, me kërkesë të qeverisë franceze, njoftuan sot organizatorët.

Kjo ekspozitë, e cila organizohet çdo dy vjet, do të mbahet këtë vit në fillim të nëntorit në veri të Parisit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant e quajti një turp vendimin e presidentit francez.

“Veprimet e presidentit francez Macron janë një turp për kombin francez dhe vlerat e botës së lirë, të cilat ai pretendon se i përkrah. Vendimi për të diskriminuar industritë e mbrojtjes izraelite në Francë për herë të dytë – ndihmon armiqtë e Izraelit gjatë luftës. Kjo bazohet në vendimin për të vendosur një embargo armësh ndaj shtetit hebre. Franca ka adoptuar dhe po zbaton vazhdimisht një politikë armiqësore ndaj popullit hebre. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë kombin tonë kundër armiqve në 7 fronte të ndryshme dhe të luftojmë për të ardhmen tonë – me ose pa Francën.”, shkroi Gallant.

Marketing