Macron në Serbi: Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane

Presidenti francez Emmanuel Macron, pas takimit në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në konferencën për gazetarë tha se është shumë i lumtur që gjendet në Beograd, duke vënë në dukje se pas 18 vjetësh ai bëhet kreu i parë i shtetit francez që viziton kryeqytetin serb, transmeton Zëri.info.

Marketing

“Është një periudhë shumë e gjatë. Jam i lumtur derisa po kthehem këtu në një moment të veçantë në historinë e Evropës. 180 vjet më parë, u vendosën marrëdhëniet tona dypalëshe. 100 vjet më parë kemi qenë së bashku dhe do të nderojmë më vonë heronjtë e Luftës së Madhe”, tha ai.

Presidenti Macron tha se Komisioni Europian vuri në dukje në raportin e tij se kishte shkelje të sundimit të ligjit në Serbi, dhe se ai foli për këtë me presidentin serb Vuçiq, raporton Kurir, transmeton zeri.info.

Macron tha se me presidentin serb kanë biseduar edhe për Kosovën dhe theksoi se ai personalisht do të organizoj një takim të veçantë me përfaqësuesit e Prishtinës, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Franca do të angazhohet për të gjetur një marrëveshje për Kosovën.

“Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane”, u shpreh ndër të tjera Macron, duke shtuar se :“Është përgjegjësia jonë t’ju japim mbështetjen e nevojshme për të gjetur një marrëveshje. Kjo do të thotë që të mos kemi lëvizje jo-konstruktive në të dy anët. Vendimet e fundit na shqetësojnë. Vetë palët duhet ta marrin parasysh marrëveshjen. Franca do të jetë plotësisht e përgatitur për të mbështetur rinovimin e dialogut dhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në muajt e ardhshëm”, transmeton zeri.info.

Marketing