Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

“Reforma e pensioneve do të vazhdojë rrugën e saj demokratike” kështu u shpreh presidenti francez Emanuel Macron gjatë një interviste në France 2 dhe TF1 pasi mocioni mosbesimit ndaj qeverisë dështoi. “Ne duhet të ecim përpara: është në interesin më të mirë të kombit. Reforma e pensioneve duhet të hyjë në fuqi nga tani deri në fund të vitit, por tani “duhet të presim vendimin e Këshillit Kushtetues”, bëri të ditur ai.

Marketing

Kjo është hera e parë që Macron flet që nga miratimi përfundimtar i reformës së diskutueshme të pensioneve, pasojë e faktit se të hënën qeveria i mbijetoi votave për dy mocione mosbesimi.

Macron tha se reforma e pensioneve “nuk është një luks”, por është më shumë se kurrë “e nevojshme” për të rikthyer në ekuilibër sistemin e pensioneve. “Ne duhet të reformojmë sistemin tonë, e bëj me përgjegjësi”, vazhdoi Macron. Kreu i shtetit më pas shprehu keqardhje për faktin se “asnjë organizatë sindikale nuk ka propozuar një kompromis”.

Marketing