Macroni optimist për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb, të ishte i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate.

Marketing

“I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit, në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që mund të përshpejtohet dhe që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate“, deklaroi Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenkoviç dhanë një deklaratë për shtyp per para takimit në Elize. “Do të doja të theksoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të jetë i suksesshëm”, shtoi Macron. Të dy liderët do të diskutojnë mbi kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, negociatat për kornizën e re financiare shumëvjeçare, përgatitjet për konferencën për të ardhmen e Evropës dhe Samitin BE-Evropë Juglindore që do të mbahet në maj në Zagreb. Në këtë kontekst të dy zyrtarët do të diskutojnë për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit. Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore. “Jam i kënaqur që presidenti Macron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është në interesin tonë që shtetet të jenë të qëndrueshme dhe të zbatojnë reformat ekonomike dhe sociale”, deklaroi kryeministri Plenkovic.

Marketing